Athina: Mbështesim Shqipërinë për statusin, Ambasada greke pritje për 193-vjetorin e pavarësisë

Greqia ka festuar 193 vjetorin e krijimit të shtetit të saj të pavaruar, ndaj sundimit 400-vjeçar otoman. Në fjalën e tij ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, ndërsa ka përkujtuar lavdinë e atyre që mundësuan Greqinë e pavaruar, tha se kjo e fundit po ia del të rikuperohet ekonomikisht nga kriza globale, ku shumë shtete janë zhytur.Duke u ndalur veçanërisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, Rokanas u shpreh së Greqia do të mbështesë  fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian."Kjo marrëdhënie mbështetet dhe mbetet një strategji e veçantë për të dyja vendet, që është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe i vendeve fqinje. Ky është prioriteti  kryesor i presidencës së Greqisë në BE. Personalisht jam i përkushtuar që t'iu mbështes në këtë kërkesë historike, pasi mendoj që Shqipëria e meriton marrjen e statusit", u shpreh Rokanas.193-vjetori i pavarësisë së shtetit helen u përkujtua me një cermoni të veçantë , nga Ambasada Greke në Tiranë. Në këtë ceremoni morën pjesë politikanë, personalitete të biznesit dhe medias, Konsulli i Nderit te Meksikes Ylli Ndroqi, klerikë shqiptar etj.