Kriza ekonomike dhe biznesi Fier, subjektet tregëtare përballojnë vështirësitë

4 me 1 është raporti i hapjes dhe mbylljes së bizneseve në rrethin e Fierit. Edhe pse kriza ekonomike është prezente në shumë familje, qytetarët kanë parë zgjidhje për jetesën e tyre hapjen e një biznesi të vogël për sigurimin e të ardhurave. Haxhi Krasniqi, nënpunës i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, tha se bizneset arrijnë të mbijetojnë në treg edhe pse nuk ka fitim apo rritje të ardhurash nga bizneset e familjes.Për nënpunësin Krasniqi, në arsyen e mbylljes së bizneseve nuk parashtrohet falimentimi ndaj thekson se çdo familje që hap një biznes të ri, arrinë të mbijetojë pavaresisht të ardhurave. Ndërkohë vitet e fundit një dominim të madh në hapjen e bizneseve kanë edhe femrat që po arrijnë të barazojnë shifrat me numrin e meshkujve që janë pjesë e bizneseve.