SALUS seminar për fizioterapinë, trajtimi i disa sëmundjeve më efiçentë me lëvizje

Hernia diskale apo dhimbje te tjera të shpinës apo të gjymtyrëve mund të trajtohen më së miri me fizioterapi dhe jo vetëm me mënyrën tradicionale deri tashmë, duke përdorur medikamente të ndryshme.Për të sjellë eksperiencat e klinikave më të suksesshme në botë, mjekut austrian Dr.Rudolf Lackner ka zhvilluar një seminar në spitalin italo-shqiptar “Salus”.Mjeku tha se një përqindje e madhe e dhimbjeve hiqen vetëm nga fiozioterapia dhe në këtë mënyrë ky seminar i shërberu fizioretapistëve të këtij spitali, bluzave të bardha, por ishte dhe një demostrim i mirë për pacientët.Qëllimi i këtij seminari është që në spitalin “Salus”, falë punës së mjekëve të sillen edhe praktikat më të mira për trajtimin e dhimbje fizike gjatë lëvizjeve. Kjo edhe për shkak se fizioterpia në vendin tonë ende nuk shihet si mënyrë efikase trajtimi.Seminari në spitalin “Salus” do të jetë 3 ditor, duke ofruar demostrimet nga Dr. Lackner, i cili është specializuar për fizioterapinë e çrregullimeve të lëvizjes.