Shoqata e kafshëve proteston para Bashkisë: Mos vrisni qenët endacakë, i adoptojmë
Një protestë ndyshe nga të tjera, jo vetëm me njerëz që e shprehin shqetësimin e tyre me pankarata dhe megafon, por duke marrë me vete edhe qentë. Këtë kanë bërë aktivistët që mbrojnë të drejtat e kafshëve, ambjentalistë, aktivistë të shoqërisë civile, por edhe njerëz të medias.Protesat është bërë përpara Bashkisë dhe nismëtare ka qenë Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “ARSA”, e cila ngriti shqetësimin për vrasjen e qenve.Por çfarë duhet të ndodhë me qentë e rrugëve? Aktivistët për mbrotjen e të drejtave të kafshëve thonë se duhen sterilizuar dhe me pas mund të adoptohen nga qytetarët pa vrarë dhe pa i hedhur në koshat e plehrave.Vetëm në rrjetin social në fb, thirrjeve për protestë i janë bashkuar 31.000 persona, ndërsa protestuesit për gati një orë kanë bërë thirrje para Bashkisë për ti mbrojtur këto kafshë.