Shpërthen makina e portierit të Tiranës, lënda eksplozive në kohën e stërvitjes së ekipit
Lëndë plasëse është vendosur në automjetin e portierit të klubit të futbollit “Tirana”, Xhino Sejdo.Ngjarja ka ndodhur ndërsa portiere dhe skuadra e tij po kryenin stërvitje në zonën e Kombinatit, në qendrën sportive “Skënder Halili”.Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se mendohet se i është hedhur një kapsollë automjetit të tipit “Benz”, të porierit Xhino Sejdo, por lojtarët dhe banorët pranë fushës ku kryhet stërvitja thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë.Vetë portieri i kontaktuar nga “Ora News” deklaroi se nuk ka konflikte dhe se nuk ka asnjë dyshim për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale të automjetit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ka mbledhur të gjitha provat dhe ka marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët, kryesisht lojtarë të ekipit të Tiranës.