Avokati i Popullit në Durrës: Ankesat e qytetarëve për punësim e strehim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2014, 20:18
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka zhvilluar disa takime në qytetin bregdetar të Durrësit, ku është njohur me problematikën që kanë shtresat në nevojë në këtë qytet.
Qytetarët e kanë informuar atë në lidhje me problematikën e mprehtë me të cilën ato po përballen, duke nisur nga më kryesoret, papunësia dhe strehimi. Avokati i Popullit ka deklaruar se një vëmendje e veçantë nga institucionet qëndrore dhe vendore, i duhet kushtuar problemit të strehimit, pasi një pjesë e popullsisë po përballet me një problematikë tepër emergjente në këtë drejtim...
Pas Durrësit, Avokati i Popullit pritet që takime të kësaj natyre me popullin, të zhvillojë dhe në qytete të tjera.