Shtëpia e fëmijës në Vlorë, rriten kërkesat për adoptim nga çiftet e huaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2014, 22:24
“Shtëpia e Foshnjës” së Vlorës strehon 26 fëmijë në ambjentet e saj nga mosha 0-6 vjeç. Por pavarësisht se është një institucion me status të veçantë, Olta Ganaj, drejtoria e këtij institucioni pohon se problematikat me të cilat përballen këta fëmijë, janë të shumta.Ganaj bën me dije se gjatë kohëve të fundit është vënë re një tendencë në rritje e kërkesave për birësim jo vetëm nga prindër shqiptar por edhe të huaj.Problemet social-ekonomike mbeten shkaqet kryesore të braktisjes së fëmijëve nga çiftet e reja ku mjaft prej tyre preferojnë ti lënë nën kujdestarinë e këtij institucioni përkohësisht dhe më pas kryejnë sërish marrjen e tyre pranë gjirit të familjes me qëllim që ata të mos adoptohen nga familje të tjera.