Fushatë kundër lëndëve narkotike, takime sensibiluzuese në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit
Lufta ndaj kultivimit të bimeve narkotike ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar në Elbansan mes drejtuesve të njësive vendore, ku i pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Elbasani nuk mund të konsiderohet pjesë problematike përsa i përket këtij fenomeni por sërish edhe këtu ka zona të cilat e rendisin atë në hartën e zezë, siç janë komuna Kokur dhe fshatrat Dragot e Mollas është shprehur Loka.Në kuadrin e luftës ndaj këtij fenomeni, edhe në Berat, i cili konsiderohet zonë problematike, është zhvilluar një takim i ngjashëm, organizuar nga institucioni i Prefektit të Qarkut me pjesëmarjen e kryetarëve të njësive vendore si dhe prezencën e përfaqësuesve së Drejtorisë së Përgjithsme të Policisë së Shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Çlirim Brisku, i cili drejtoi takimin e punës raportoi se gjatë vitit të kaluar rastet e kultivimit nuk kanë munguar dhe janë rregjistruar gjashtë të tilla, me shtatë autorë.Rastet e evidentuara në pyje, zona të thella malore, larg qendrave të banuara, me kushte të mira klimaterike dhe infrastrukturë të dobët, tregojnë se fenomeni favorizon kultivimin kryesisht në Pylllin e Ballollit, në Komunën Tërpan, Skrapar, etj. Në emër të institucionit të prefektit, Brisku, kërkoi një bashkëpunim mes të gjithë grupeve të interesit, funksionim më të plotë të sistemit të informacionit.