Masa e arrestit për kunatat vrasëse: Vranë vjehrën, Gjykata e Dibrës jep 20 vite e 4 muaj burg

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, i ka dhënë fund gjykimit të kunatave Xhemile dhe Hika Skuka, të cilat vranë vjehrrën e tyre dhe më pas e groposën atë në stallën e bagëtive. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër vendosi dënimin e 10 vjet e 8 muaj burg për Xhemilen dhe 9 vjet 8 muaj burg për Hiken, ndërkohë që vëllai i kësaj të fundit është vrarë barbarisht në hyrje të banesës nga ish-bashkëshorti i saj, pak kohë më parë si një mënyrë hakmarrje ndaj asaj që dy nuset kryen ndaj nënës së tij.Kunatat Xhemile e Hike Skuka, përkatësisht 25 dhe 33 vjeçe, pasi vranë me vaj në vesh vjehrrën e tyre 66-vjeçare, e groposën atë në stallën e bagëtive. Ngjarja e rëndë është pikasur nga komshinjtë e familjes Skuka, të cilët kanë ndjerë erën e rëndë të trupit të dekompozuar ç'ka ngjalli dhe dyshimet e para.