Paisje mjekësore për spitalin e Durrësit, Ministri Beqaj: Garantohet siguri ndaj qytetarëve

5 aparatura bashkëohore të munguara ndër vite, janë instaluar pranë Spitalit të Durrësit, të cilat do të kryejnë diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Në inagurimin e pajisjeve dhe aparaturave të reja ka qenë i pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tha se këto pajisje do të rrisnin jo vetëm sigurinë e pacientëve por edhe sigurinë e punës së mjekut për një diagnostikim më të shpejtë dhe të saktë.5 aparturat e mbërritura do vendosen në 5 Qendra Shëndetësore në këtë qytet, ndërsa po kaq të cilat priten të vijnë, do të vendosen në komuna të ndryshme të Durrësit.