Aksident automobilistik në Bërzhitë, plagosen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2014, 17:13
Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur në Bërzhitë ku si pasojë e përplasjes së një furgoni me një automjet tip “Benz”, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.Të dy personat e plagosur, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se njëri prej tyre, drejtuesi i automjetit tip “Benz” ndodhet në gjendje kritike për jetën.Shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti janë ende të paqarta dhe policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e tyre.