Shëndeti oral tek nxënësit, mjekët: Problemet nga patatinat dhe ëmbëlsirat

Minimalisht nxënësit e shkollave kanë 2 dhëmbë të prishur. Shkak për këtë bëhet kosumimi i tepërt i patatinave dhe i embësirave të tjera, të cilat i blejnë tek shitësit ambulator jashtë dyerve të shkollës dhe në anën tjetër neglizhenca ndaj mjekut.Nëse këto janë shkaqe që lidhen me higjenën personale, edhe shteti nuk ofron gjithmonë infrastrukturën e nevojshme. Mjekët specialistë thonë se edhe në shkolla ka mungesa të pajisjeve për të ofruar kujdesin dentar, pavarësisht se mejkët paguhen për të.Mjekja pranë ISHP-së, Vojsava Sulçe, në aktivitetin sensibilizues tha se problemet më dhëmbët të çojnë në shqetqësime të tjera që lidhen me sëmundjet që prekin zemrën apo veshkën. Prandaj mjekët apelojnë nxënësit, mësuesit të bëjnë kujdes me shëndetin oral.Nëse do ta krahasojmë me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria ka shifra më shqetësuese të shëndetit oral, nga një dhëmb të prishur që është mesatarja për nxënësit në një vend tjetër, në Shqipëri kjo shifër qëndron mesatarisht në 2. Po krahasuar me një studim të 5 viteve të mëparshme, shihet se nxënësit e shkollave janë më të sensibilizuar, duke i larë më shpesh dhëmbët.