Reforma territoriale, Ministri Çuçi konsultime mbi ndarjen e re në Shkodër
Shkodra ka qenë ndalesa e radhës e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, për Reformen Administrativo - Territoriale. Edhe në këtë qark përfaqësuesit e djathte bojkotuan takimin, me përjashtim të kryetarit të Bashkise Vau - Dejës. Duke e cilësuar si kryereformë për Shqipërinë, ministri Çuçi tha gjatë fjalës së tij se aktualisht të gjitha fondet shkojnë për administratën dhe 50% e komunave nuk kryejnë asnjë investim publik. Ai shtoi se 71 komuna në qarkun e Shkodrës nuk mbledhin asnjë taksë.Qarku i Shkodrës renditet i pesti në vend për sa i përket numrit të popullsise dhe i dyti për sa i përket sipërfaqes në të cilën ai shtrihet. Ky qark është i përhapur në tre rrethe, që përfshijne 5 Bashki, 6 qytete, 29 komuna dhe 269 fshatra.