Korçë, godina e Arteve Mesjetare, narkomanët “zaptojnë” ambjentin, policia asnjë masë

Konsiderohet si një prej objekteve me rëndësi të veçantë të Korçës, pasi aty duhet të sistemohen objektet e artit mesjetar, por vlerat e tyre unike po veniten nga aroma dhe tymi i cigareve të lëndëve narkotike. Punimet për godinën e re të artit mesjetar, nisën 6 vjet më parë të cilat do të realizoheshin nga një firme greke, por kriza e vendit fqinj solli ndërprerjen e tyre. Në këto kushte, tashmë pranë këtij muzeu të vetmit vizitorë janë konsumatorët e drogës së lehtë të cilët të pashqetësuar nga askush kanë tjetërsuar destinacionin e kësaj godine.Specialistët e muzeut mesjetar në Korçë, thonë se është emergjentë transferimi i objekteve në një vend tjetër, ndaj dhe bëjnë apel për të mundësuar përfundimin e punimeve,gjendja e të cilave shëmton pamjen e qytetit, mbledh me dhjetra të rinj për tu droguar që natyrisht shoqërohet edhe me pasigurinë e kalimtarëve në këtë zonë pikërisht nga konsumatorët e saj.