Komisioni Hetimor për Policinë, ende nuk ka filluar shqyrtimi i dokumentacionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2014, 19:18
Me shumë gjasa komisioni hetimor parlamentar i ngritur me kërkesë të opozitës për lëvizjet në policinë e shtetit do të kalojë afatet kushtetuese të hetimit, e për këtë do të kërkohet nga opozita shtyrja e afateve.50 ditë nga ngritja e këtij komisioni, ende nuk ka filluar shqyrtimi i dokumentacionit sjellë nga policia e shtetit. Deri në mbledhjen e fundit palët nuk kanë rënë dakord për proçedurat që duhen ndjekur.Ashtu si në çdo mbledhje, palët janë kujdesur që ti hedhin batuta palëve të njera-tjetrës, duke dalë edhe nga qëllimi i Komisionit.Ndoshta pritet hapja e një debati politik të ri më kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisionit, duke qënë se duhet leje e parlamentit pët shtyrjen e tyre.