Ekspozitë e Arteve figurative në Gjirokastër, 27 artistë nga Greqia paraqesin punimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2014, 20:53
Për herë të parë është çelur në Gjirokastër një Ekspozitë e Arteve Figurative e cila solli 44 punime të realizuara nga 27 piktorë grekë, mes të cilëve edhe 4 minoritarë të larguar nga Shqipëria pas viteve 90.Punimet ishin në teknikat e vajit, lapsit dhe grafikës. Kjo ekspozitë është çelur në kuadër të 193 vjetorit të Festës Kombëtare të Greqisë dhe do të qëndrojë e hapur për tre ditë. Mes artistëve të ardhur nga matanë kufirit, bie në sy edhe prezenca e artistëve të cilët njihen në mjaft vende të botës si Papajani e Roko.Organizimi i çeljes së kësaj ekspozite është bërë nga "Shoqata e Krijuesve të Arteve Figurative Janinë" në bashkëpunim me shoqatën "Miqësia" të Gjirokastrës.