Aksidentoi për vdekje 5 të rinjtë, Prokuroria e Shkodrës kërkesë për gjykim ndaj Prend Ndrecës
Prokuroria e Shkodres dergon per gjykim kerkesen per rastin e aksidentit, ndodhur ne tetor 2013, ku nga perplasja e nje mjeti BMW me nje kamion mbeten te vdekur 5 persona.Prokuroria e Shkodrës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj shtetasit Prend Ndreca, i akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor“ (neni 290/4 i K.Penal), me pasojë vdekjen e 5 të rinjve, ngjarje e ndodhur në dt. 22.10.2013 në degëzimin e rrugës Shkodër-Vau i Dejës, në zonën e Kryebushatit.Ekspertiza, e kërkuar prej prokurorisë së Shkodër në kuadër të procedimit penal, ka arritur në konkluzionin se shkak kryesor apo dertiminant në ardhjen e pasojës, ashtu si dhe janë shprehur ekspertët, janë shkeljet e rregullave te qarkullimit nga ana e drejtuesit te automjetit tip kamion i markës Man, me targa PU xxxx A“.