Rrëzohen propozimet e KLSH për Tatimet, Leskaj akuza “Rilindjes”: S`po zbatoni rekomandimet
Komisioni i Ekonomisë nuk ka pranuar kërkesën e KLSH-së për detyrimin e Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave për ti dhënë çdo informacion që do ti kërkojnë. Kjo çështje ka ngjallur diskutime të shumta në komision.Kryetari i komisionit, Erjon Braçe, e argumentoi qëndrimin e komisionit me faktin se shkelen të drejtat e subjekteve private. Ndërkohë që për kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj, kjo nuk do ti lejojë që të bëjnë punën e tyre.“Çështja e parë për të cilën KLSH-ja kërkon një rregullim, ka të bëjë me rritjen e nivelit të zbatueshmërisë së rekomandimeve të KSLH-së. Niveli i zbatueshmërisë së vendimeve të KLSH-së deri më sot 70% ndërkohë që për propozimet për largim nga detyra ky nivel zbret në 50 % të zbatueshmërisë së rekomandimeve të tyre”, tha Braçe.“Bazuar në parimet klasike të auditimit të jashtëm zbatueshmëria e rekomandimeve lidhet edhe me vullnetin e atij që drejton një organizatë, një qeveri apo institucion të qeverisjes vendore. Në këtë kontekst unë mendoj që kjo duhet të jetë totalisht në vullnetin tuaj si ligjvënës, pasi çdo formulim që mund të bëjmë ne si institucion suprem auditivi, do të binte ndesh me parimet tona të auditimit të jashtëm”theksoi Leskaj.Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka sygjeruar që ti jepet kjo e drejtë Kontrollit të Lartë të Shtetit por me disa kufizime. Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar gjithashtu edhe kërkesën e KLSH-së për auditim më të detajuar të konçensioneve.Kryetari Kontrollit të Lartë të Shtetit ka akuzuar mazhorancën se nuk po zbaton rekomandimet e bëra nga institucioni që ai drejton. Këto pika kaluan për dhënie mendimi në Komisionin e Ligjeve dhe më pas do të rikthehen për diskutim në Komisionin e Ekonomisë.