Tohir: Të gjithë janë në provë

Erick Thohir ka folur ekskluzivisht për "Gazzetta dello Sport". Presidenti i Interit, i intervistuar në Xhakarta analizon të tashme dhe shpjegon cfarë ka në mendje për ta cuar Interin në nivelet më të larta. Merkatoja e Interit do të jetë agresive pasi skuadra ka nevojë për një sulmues që të garantojë rreth 20 gola në sezon dhe këtë objektiv Thohir e konfirmon. Objektivat janë Dzeko, Torres dhe Morata:" Nuk e di. Ndoshta njëri prej tyre do të bashkohet me skuadrën tonë. Një gjë është e sigurt. Lojtari që do të vijë duhet të plotësojë parametrat teknikë, ekonomikë dhe ata të marketingut. Sanja? Varet nga ai".Më pas indoneziani u pyet nëse ka njerëz të paprekshëm te ziklatrit. "Të gjithë janë nën vëzhgim dhe kur e them këtë, këtu përfshijë edhe shefin e burimeve njerëzore Ermanno, të cilin e thirra vetë në Milano. Është e drejtë të kesh besim te njerëzit e tu por gjithkush duhet të përgjigjet për punën që bën. Gjithsesi, nuk dua të keqkuptohem në këtë pikë pasi aktualisht jam i kënaqur nga puna e të gjithëve. Mazarri ka akoma kontrat me skuadrën dhe nevojitet një program për të ecur përpara edhe në sezonin e ardhshëm".Skuadra dështon nëse:"Inter nuk kthehet në Europa. Edhe në Europa League është dicka më e mirë pasi në sezonin e ardhshëm aty do të jenë shumë skuadra të mëdha. Milan ka nevojë për Kupa jo vetëm për faktor ekonomik po edhe prestigj. Shpresoj ta fitojmë Championsin në vitin 2016-të sepse kështu kam thënë"