Hazard: Me Mourinhon e mundim PSG

Eden Hazard mendon se Jose Mourinho është i njeriu I duhur udhëhequr Chelsean drejt eliminimit të Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pasi eliminuan Galatasarayn në një të tetën e finales, Blutë do të udhëtojnë drejt Francës për ndeshjen e parë çerekfinale të mërkurën e ardhshme, para se ta presin kampionin e Ligue 1 në ndeshjen e kthimit më 8 prill.Hazard, i cili ka shënuar 16 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, gjithashtu ndien se PSG luan një lojë të ngjashme me rivalin londinez, Arsenal, të cilin Blutë e mposhtën 6:0 të shtunën që shkoi."Mendoj se trajneri është njeriu I duhur për të zgjidhur ndeshjet të tilla. Ne duhet të jemi të fortë në aspektin mbrojtës", deklaroi belgu për Canal+."Ne e dimë se PSG luan si Arsenali. PSG bën lojë të mirë, i dominon ndeshjet e tij. Por, nëse i bëjmë presion mund ti mundim.I pyetur në lidhje me lojtarin që e frikëson më shumë nga PSG ai u shpreh:"Ibra, natyrisht. Por, Thiago Motta gjithashtu është një lojtar i madh. Cabaje është pjesë e lojtarëve të mëdhenj, pastaj Cavani, dhe mbrojtja e tyre është e fortë", përfundoi Hazard.