Premier League, java e 31-të

Liverpool dhe Manchester City i janë kundërpërgjigjur fitores së thellë të Chelsea-t ndaj Arsenalit me rezultatin 6:0, duke arritur një fitore bindëse ndaj Kardiffit dhe Fulhamit. Redsat triumfuan me rezultatin 6:3, ndërsa qytetarët shkelën Fulhamin 5:0.Jordon Mutch kaloi Cardiffin në avantazh pas një goditje të bukur në hyrje të zonës por Luis Suarez barazoi Liverpoolin teksa e ka shumë të lehtë të shtyjë në rrjetë. Frazier Campbell riktheu vendasit në avantazh ndërsa Martin Skrtel bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultatin e barabartë 2:2. Skrtel shënoi sërish pas pushimit duke kaluar Liverpoolin në avantazh, ndërsa Suarez thelloi avantazhin me golin e tij të dytë në minutën e 60-të pasi mori një top spektakolar nga Daniel Starrixh.Talenti anglez do të realizonte 15 minuta para fundit duke marr një assist nga Suarez, ndërsa Mutch shënoi sërish për vendasit para se Suarez të kompletojë tripletën personale në fitoren e thellë të Liverpoolit në shifra tenistike.Manchester City falë tre golave nga Yaya Toure dhe dy golave të tjerë nga Fernandinho dhe Demichelis shkatërroi totalisht Fulhamin. Dy golat e parë Ture i shënoi nga pika e bardhë ndërsa i treti ishte një perlë nga goditja e dënimit.Manchester United fitoi në transfertë ndaj Uest Ham United me rezultatin 2:0, në ndeshjen e javës 30-të në Premierligë. Kampiona në fuqi dha shenja të mira pas fitores së madhe 3:0 ndaj Olympiakosit në mesjavën e kaluar që i kualifikoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe mori pikë të plota nga Upton Park, falë paraqitjes fantastike të Uejn Runit. Në mungesë të Robin Van Persiet të dëmtuar, ylli anglez ishte në qendër të vëmendjes dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e tetë, teksa nga gjysma e fushës shokoi portierin kundërshtar që kishte dal nga porta.Më pas Rooney shfrytëzoi një reagim të dobët të një mbrojtësi të Uest Hamit duke dyfishuar avantazhin e Unitedit. Pas pushimit nuk pati më gola dhe United mori një fitore që shërben për të forcuar vetëbesimin në periudhën vendimtare të sezonit. Djajtë e kuq gjenden në vendin e shtatë me 51 pikë.Ja rezultatet e të gjitha takimeve të kësaj jave:Chelsea                  6 - 0        ArsenalKardif                    3 - 6        LiverpoolEverton                 3 - 2        Swansea CityHull City                2 - 0        Uest BromuicM. City                  5 - 0        FulhamNJukasell             1 - 0        Crystal PalaceNoruic                   2 - 0        SnderlandUest Ham            0 - 2        Manchester UnitedTottenham         3 - 2        SouthamptonAston Villa           1 - 4        Stoke Siti