Pelegrini: Duhet të mposhtim United
Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini këmbëngul se skuadra e tij nuk duhet t'i nënvlerësojë komshinjtë e Manchester Unitedit, kur ata të luajnë sonte në mbrëmje në Old Trafford.'Djajtë e Kuq' gjenden në vendin e shtatë me 12 pikë më pak se qytetarët, por kanë zhvilluar edhe dy ndeshje më shumë në sezonin e parë nën drejtimin e David Moyesit, por i fituan dy ndeshjet e fundit, ndaj Olympiakosit e Uest Hamit.Derbi i qytetit të Manchesterit është i pari për Cityn, i cili i ka tre ndeshje më pak se kryesuesja Chelsea, ndërsa trajneri Pellegrini kërkon që lojtarët e tij të qëndrojnë të fokusuar, me gjithë sezonin e dështuar të Unitedit dhe mungesës së Robin van Persiet."United ka kaluar një sezon të vështirë, por ata kanë ekip mjaft të mirë. Ne jemi të sigurt se duhet ta bëjmë një lojë shumë të mirë, nëse duam të fitojmë", deklaroi fillimisht 60 vjeçari në konferencë për shtyp."Lojtarët janë të motivuar të provojnë ta fitojnë titullin. Këtë sezon kampionati është shumë i rivalizuar, që nga fillimi i sezonit. Tani duhet të jemi të fokusuar vetëm në Premierligë. Fizikisht dhe mentalisht jemi të fokusuar tek fitimi i titullit".Por cilat janë objektivat e qytetarëve: "Objektiv yni është që të shtojmë edhe tre pikë, por nuk na nevojitet vetëm fitorja e sotme, por edhe ndeshjet tjera, deri në fund të sezonit", përfundoi ish trajneri i Real Madridit.Sitit do t'i mungojë sulmuesi Sergio Aguero, i cili është i dëmtuar, ndërsa Matija Nastasic nuk është i gatshëm të kthehet, për shkak të problemeve në gju. Ndërkohë, kapiteni Vincent Kompany pritet të luajë në Old Trafford pas pezullimit me një ndeshje.