Juventus i falet 'magjistarit' Pirlo

Andrea Pirlo është magjistari i Juventusit. Pas 'magjisë' që bëri në ndeshje me Genoan, duke shënuar në fund, mesfushori italian ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e bardhezinjve,  duke realizuar golin e fitores 1:0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Europa League.Ish futbollisti i Interit, Brescias e Milanit lëshoi 'perlën' e radhës në minutën e 71'të, me një gol fenomenal nga goditja e dënimit. Ky gol ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Antonio Contes, e cila kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë në shtëpi, javën e kaluar.Në anën tjetër, skuadra vjollc mbeti e me një lojtarë më pak nga minuta e 69'të, kur Gonzalo Rodriguez u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes ndaj Fernando Llorentes, në rastin ku do të vinte edhe goli. Sfida në pjesën më të madhe të saj u dominua nga Zonja e vjetër që ishte e vendosur për të kërkuara kualifikimin dhe këtë gjë e tregoi edhe formacioni I hedhur në fushë nga Konte. Frenat e sulmit i mori Tevez dhe LLorente. Pogba dhe Vidal ishin dy kërcënime të vazhdueshme në portën e Netos.Juventus kështu pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionat është e vendosur ti shkoj deri në fund edhe kompeticonit të dytë më të rëndësishme për klube. Një sukses që do të ishte I jashtëzakonshme për Konten.Një biletë për në cerekfinale ka siguruar edhe skuadra e Se viljas që ka arritur të përmbys Betisin në ndeshjen e kthimit. Rezultati I kësaj ndeshje do të ishte 2-0 njëlloj si ajo e një jave më parë që u fitua nga Betis. Sevilja do të shënonte dy herë me Rejes në minutën e 20-të dhe Bakan në minutën e 75-të. Edhe shtesa nuk mjaftoi për të nxjerr një fitues. Nga pika e bardh ishin Kedric dhe Nono që fajtorët e Betisit që sollën edhe ualifikimin e Seviljas me rezultatin 3-4 nga pika e bardhë. Ndërkohë surpriza e mbrëmjes mund të konsiderohet kualifikimi I Bazelit [as fitores 1-2 në Austri. Edhe pse ishin me 10 lojtarë në fushë për një pjesë të madhe të ndeshjes kjo nuk e pengoi aspak skuadrën zviceriane. Në minutën e 22-të Kampël shënoi golin e avantazhit dhe u duk se ndeshja zdo të kishte shumë histori. Por Streler në minutën e 50-të dhe Sauro nuk mendojnë kështu duke shënuar për miqtë.Kualifikimin e siguroi edhe  Alkmaar, e cila barazoi 0:0 me Anzhi, por kishte fituar ndeshjen e parë, 1:0