Faus: Martino dhe Faus nuk largohen nga Barça

Nënkryetari i Barcelonës, Javier Faus, ka mohuar spekulimet rreth largimit të trajnerit Gerardo Martino në fund të këtij sezoni. Së fundmi kanë qarkulluar lajme se ish trajneri i Paraguait do të ndahet me klubin katalanas gjatë kësaj vere, 12 muaj pasi zëvendësoi Tito Vilanovan në drejtim të Barcelonës. Por, Faus ka theksuar 51-vjeçari argjentinas , i cili kishte udhëhequr Neëell's Old Boys drejt titullit në kampionat, nuk është duke konsideruar mundësin për largimin nga klubi."Klubi ka biseduar me të dhe ai na ka thënë se nuk ka diskutuar me asnjë", deklaroi Faus për programin televiziv Els Matins."Ai duket shumë i lidhur me klubin dhe i vendosur të vazhdojë punën".Faus gjithashtu siguroi tifozët e Barcelonës së Lionel Messi nuk do të largohet kurrë nga klubi."Shpresoj se tifozët nuk janë të shqetësuar nga largimi i Messit sepse ne të gjithë jemi të bindur se ai do ta mbyll karrierën me fanellën e Barcelonës".Pleshti shumë shpejtë mund të nënshkruaj  një kontratë të re. Kjo mund ti kushtojë Barcelonës 250 milionë euro. Messi ka kërkuar 25 milionë euro në sezon, për të nënshkruar kontratë të re pesëvjecare, që do t'i sillte atij përfitime prej 125 milionë eurosh. Me këtë kontratë ai do të bëhet edhe lojtari më i paguar në botë por ky lajm pritet të konfirmohet pasi deri tani janë vetëm spekulime.