United-City, derbi vendimtar në Premier League
Derbi më i zjarrtë në ishullin britanik, Manchester United - Manchester City do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Teatrin e Ëndrrave, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren. Manchester United vjen në këtë ndeshje e motivuar pas fitores prej 2-0 ndaj Uest Ham, ndërsa City është e motivuar pas fitores 5-0 ndaj Fulham. Sa i përket mungesave, tek United pritet të mungojë Nemanja Vidic, i cili është i pezulluar ndësa Patrice Evra dhe Van Persie mungojnë për shkak të dëmtimeve.United pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1. Në portë do të jetë De Gea. Në mbrojtje Evra-Xhons-Kerrik-Rafael përpara tyre do të jenë Felaini dhe Fletçer ndërsa treshja Jang-Runi-Mata do mbështesin Deni Uelbek të vetëm në sulm.Sa I përket Manchester City-it pritet të mungojë Sergio Aguero, i cili është i dëmtuar. Qytetarët kanë tre ndeshje më pak se skuadra e Chesleat që mban kryesimin dhe do të kërkojnë vetëm 3 pikë.City pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1:Në portë do të jetë Hart. Në mbrojtje Kolarov-Demikelis-Kompani-Zabaleta. Përpara tyre do të jenë Ture dhe Fernandinjo. Ndërsa treshja Nasri-Silva-Milner do të mbështesin sulmuesin e vetëm Negredo.Manchester Siti është në një formë mjaftë të mirë teksa ka fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat. Skuadra e Pelegrinit gjithashtu nuk ka pësuar gol në 4 ndeshjet e fundit. United nga ana tjetër në fushën e saj ka një rekord negative këtë sezon. Sa u përket ndeshjeve të fundit Siti ka dal dy herë fitues në fushën e United, ndaj do të jetë edhe sonte më shumë favorite për të fituar ndeshjen. Arbitri I takimit do të jetë Majkëll Oliver, i cili është edhe bilbili më I ri në moshë në Federatën angleze, vetëm 26 vjec.