Sonte luhet derbi Partizani-Tirana
Sonte në mbrëmje do të luhet derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Stadiumi "Qemal Stafa' do të bëhet dëshmitar i një super ndeshje që do të vendos fatet e dy ndër skuadrave që kanë më shumë histori në futbollin tonë. Sfida do të jetë mjaftë delikate vecanërishtë për Tiranën e cila rrezikon shumë rënien një kategori më poshtë nëse nuk siguron pikët e duhura në këto 8 javë të mbetura nga ky sezon. Derbi i kësaj faze mbart rëndësi të veçantë dhe për faktin se secila skuadër ka fituar nga një herë në dy fazat e shkuara e me të njëjtin rezultat 1-0. Partizani dhe nga disfata që patën në fazën e kaluar kur u mundën nga Tirana 1-0, tashmë të kuqtë ndihen super të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të fituar përballjen derbi me rivalen e vjetër e historike të kryeqytetit. Ndërkohë që bardheblutë janë në një formë majftë të mirë dhe përvec humbjes me Kukësinë kanë pasur një ecuri të shkëlqyer në vitin 2014-të.Magani dhe Sampaio, duket se nuk kanë shumë dilema për 11-shen titullare që mund të hedhin në fushë. Tekniku portugez nuk është aspak I lumtur pasi nuk do të ketë mundësinë të luaj me bomberin Memelli, I cili ka shënuar tre gola për të kuqtë deri tani. Në mungesë të tij, repartin e avancuar do ta mbulojë kroati Sacer. Demat e kuq pritet të luajnë me skemën 4-2-3-1: Në portë do të jetë Hoxha. Në mbrojtje Ibrahimi.Grasniqi,Rrahmani dhe Murat. Në mesfushë para tyre d të jenë Antanasijevic dhe Maliqi ndërsa treshja Besnik Krasniqi, Nexhipi dhe Mazrekaj do të mbështesin sulmuesin vetëm Saçer.Tirana do të luaj pa Fransis Kahatën të dëmtuar dhe Ndikumanën që ka mbushur numrin e kartonëve. Me formacionin 3-4-1-2 përgjigjet në krahun tjetër dhe Magani. Bardheblutë në portë do të aktivbizojnë Likën. Në mbrojtje Pashaj, Muca dhe Vrapi. Në mesfushë do të luajnë Kërciku, Taku, Deliç, Karabeci dhe Kalari. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Gilberto dhe Morina.