Guardiola: Bundesliga titulli më i rëndësishëm
Një pikë e vetme. Kaq do t'i mjaftonte Bayern Munichut që ta sigurojë titullin e 24-t në historinë e Bundesligës. Edhe pse është ende muaji mars, bavarezët kanë 23 pikët avantazh ndaj ndjekëse të tyre, gjë që e kanë bërë praktikisht të mbyllur çështjen e titullit të kampionë, ndërsa dita më e duhur për ta festuar titullin mund të jetë sot.Një rrugëtim i pabesueshëm ai i kampionëve të Evropës, të cilët në 26 ndeshje në kampionat deri tani kanë regjistruar 24 fitore dhe 2 barazime.Duke fituar kampionatin sot, Guardiola do ta kalonte rekordin e Jupp Heynckes, i cili sezonin e kaluar e ngriti 'Meistershalen' sic thuhet në gjermanisht një javë më vonë, në fillim të prillit.Bayernit do t'i mjaftonte një barazim kundër Hertha Berlinit, në rast se do të ndodhte edhe një barazim në derbin e Ruhrit mes Borussia Dortmund dhe Shalkes."Për ne, titulli kampionë në Gjermani është më i rëndësishmi. Kur të jemi të sigurt se e kemi fituar atëherë do të ndihem i lumtur dhe krenar", deklaroi ish trajneri i Barcelonës.Sigurisht, këtij titulli do t'i gëzohet edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili është pjesë e gjigantit bavarez qe prej dy vjetësh.