Diego Lopez: Nuk largohem nga Reali

Që nga koha kur zuri vendin Iker Casillasit, Diego Lopez është shndërruar në objektiv të shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Napolin, që tenton transferimin e tij nga Real Madrid, në përfundim të këtij sezoni. I besoi fillimisht Jose Mourinho e pastaj edhe Carlo Ancelotti, ndaj ai është i vendosur të mbetet në Santiago Bernabeu. Diego Lopez nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid."Që kur kam ardhur në Real jam ndjerë shumë mirë, jam i lumtur", deklaroi Lopez për El Larguero."E dija se do të hyj në garë me Casillasin, dhe isha i vendosur të luftoj për hapësirën time. E ardhmja? Dua të vazhdoj në Real, nuk ekziston asnjë klub më i mirë se ky", u shpreh Lopez.Napoli në javët e fundit ka shprehur interesim për transferimin e Lopezit por duket se duhet të ndërrojë adresë.Gardiadi i galaktikëve i është mirënjohës të dy teknikëve."Mourinho më bëri të besoj në mundësitë e mia dhe për këtë i jam mirënjohës, ndërsa Ancelottin e falenderoj që vazhdoi të më besonte. Janë dy prejtrajnerëve më të mirë në botë".Diego Lopez është shumë i qetë pavarësisht kritikave nga mediat, teksa foli edhe për Championsin dhe El Clasicon e shumëpritur të fundjavës me Barcelonën."Nëse arrijmë finalen e Championsit dhe trajneri vendos që në kampionat të luajë Casillas, sigurisht që do ta respektoj vendimin e tij. Ndërsa sa i përket El Clasicos, nuk mund t'i zëmë besë Barçës, sepse e dimë shumë mirë talentin dhe kualitetin që kanë. Do të kemi një të dielë shumë të vështirë".