Fiton Juventus dhe Fiorentina, ndalet Milan

Juventus nuk njeh kundërshtarë në Seria A. Bardhezinjtë kanë arritur të dalin me një fitore nga transferta me Katanian, duke qenë gjithmonë e më pranë titullit të tretë radhazi. Skuadra e Antonio Kontes edhe pse e lodhur nga impenjimi në Europa League, tregon se ka ende energji duke mundur sicilianët, të cilët zhyten gjithmonë e më shumë në fundin e renditjes.Në një ndeshje tensioni, të cilit nuk i shpëtojnë dot as trajnerët që ndëshkohen të dy me të kuq. Juventusi rastet e shumta i kurorëzon në minutën e 59-të kur Tevez në hyrje të zonës shënon golin e fitores, ndërsa Bergesio ndëshkon më shumë skuadrën e tij duke e lënë më një lojtarë më pak. Deri në fund rastet do të ishin të shumta për Juventusin me Tevez, Jorente dhe Osvaldon por pa mundur të shënoj një tjetër gol.Milani nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim pa vlera ndaj skuadrës së Lazios në “Olimpiko”. Kuqezinjtë dalin pak të kënaqur nga transferta e "Olimpicos", ku marrin një pikë pas 1-1 me Lazion. Ekipi Seedorf është me fat sepse zhbllokon rezultatin. Në ndihmë i vjen dhe Konko, që devijon goditjen e Kaka-s për në portën e Berishës, i cili me gjithë zgjatjen e tij nuk ka arritur të devijojë topin. Avantazhi i kuqezinjve do të zgjaste deri në minutën e 60-të, kur Gonzales do të shënojë golin e barazimit duke volusor një rezultat që nuk vlen shumë për asnjë nga këto skuadra. Lazio është e shtata në tabelë me 42 pikë, ndërsa Milani i 12-i me 36.Fiorentina ndërkohë ka arritur të fitojë duelin për vendin e tretë me Napolin në "San Paolo". Skuadra e Benitez, pasi mbeti jashtë Europës nuk arrinë të tregojë asgjë, as në kampionat. Të kaltrit e nisin keq me një karton të kuq të Ghoulam, që la skuadrën për një pjesë të madhe të ndeshjes në inferioritet numerik. Me gjithë këtë fakt, Napoli në pjesën e parë bëri gjithçka për të arritur të goli i avantazhit, por u ndal në disa raste nga portieri Neto.Fiorentina kishte raste shumë të pastra me Matrin dhe Kuadradon por nuk mundi të zhbllokoj rezultatin. Gjithsesi golin e fitores, Fiorentina e gjeti më në fund në minutën e 87-të, ku Joaquin është në vendin dhe në kohën e duhur. Spanjolli  e kishte të lehtë ta shtynte topin në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore të çmuar.