Xhaka rrezikon Botërorin
Granit Xhaka ka filluar ta ngrohë pankinën te Borussia Mynshegladbah. Mesfushori kosovar nuk u hodh në fushë nga minuta e parë, në ndeshjen me Herta Berlinin gjatë fundjavës që shkoi dhe 21 vjeçari ka mbetur i zhgënjyer me këtë fakt."Isha në formë. Nuk mund të them asgjë tjetër", është shprehur pas ndeshjes futbollisti zviceran, I cili hyri në fushë vetëm në pjesën e dytë trajneri Lucien Favre. Për ish futbollistin e Baselit, ky është një problem serioz, sepse lojtari me origjinë nga Kosova synon të luajë në Botërorin 'Brazil 2014'. Për të është e pamundur të luajë nga minuta e parë në evenimentin që do të mbahet gjatë verës, nëse nuk ka vazhdimësi tek Gladbahu. Në ndryshim nga sezoni i parë në Bundesligë, ku në shumicën e kohës ishte në stol, Xhaka ka qenë protagonist i ekipit gjerman në pjesën e parë të këtij sezoni.Në ndeshjet e fundit ai përfundoi në bankinë, duke filluar nga sfida me Augsburgun, ku qëndroi jashtë për shkak kartonash. Një faktor duket se është edhe Kristof Kramer që po kalon një formë të jashtëzakonshme. Javët e ardhshme për Xhakën do të jenë edhe më të vështira.Trajneri Ottmar Hitzfeld po vëzhgon me kujdes situatën dhe nuk mund t'i garantojë një vend titullari Xhakës në Botëror tek ekipi helvetik, nëse nuk luan në vazhdimësi te Gladbahu.