Atletiko merr kreun e renditjes në La Liga
Atletico Madridit nuk di të gabojë gjatë këtij sezoni në La Liga. Los Colchoneros arritën të marrin tre pikë të çmuara me skuadrën e Betisit e cila vinte pas eleminimit nga 120 minuta në Europa Leage.Skuadra e Simeones që nuk heq dorë nga gara për titull, dominon që në 45 minutat e para por nuk arrinë të bëjë gjënë më të rëndësishme në futboll, të shtyjë topin drejtë rrjetës. Në pjesën e dytë, Betis mbetet me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Bryan Ruiz. Ky i fundit luan volejboll në fushë në minutën e 56-të duke lënë në inferioritet numerik të tijët. Kaq mjaftuan për Atleticon, që vetëm dy minuta më pas zhbllokon dhe rezultatin me Gabi Fernandez. Ndeshja zgjidhet përfundimisht në minutën e 64-ët kur Diego Costa shënon dhe të dytin duke vulosur fitoren.Valencia siguron tre pikë të rëndësishme në luftën për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. Skuadra e Juan Antonio Pizzi mposhti 2-1 Villarealin duke e ngushtuar në vetëm 6 pikë diferencën me nëndetësen e verdhë. Njeriu i ndeshjes për Valencian ishte Javi Fuego që shënoi një dopietë.