Napoli eleminohet nga Porto
Napoli është përshëndetur nga Europa League. Skuadra e Rafael Benitezit barazoi 2:2 në shtëpi ndaj Portos, në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales, duke i dhënë fund aventurës në këtë kompeticion. Pavarësisht lojës së mirë dhe mbështetjes së tifozerive vendase, italianët nuk mundën tw shkojnë më shumë se barazimi. Porto tregoi edhe njëherë forcën e saj në Europë , pavarësisht largimeve të shumta në merkaton e verës.Goran Pandev ka kaluar ekipin italian në avantazh në minutën e 21'të, duke sfumuar avantazhin e portugezëve nga ndeshja e parë. Italianët do të vazhdonin këmbënguljen e tyre teksa do të kishin edhe shuëm raste por Higuain nuk mundet të shënoi. Pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin minimal të Napolit ndërsa e dyta do të ishte akoma më shumë spektakolare. Vendasit do të hutoheshin dhe do të pësonin dy gola të shpejtë.Nabil Gilas barazoi shifrat në minutën e 69'të, ndërsa Ricardo Quaresma preu shpresat e napolitanëve në minutën e 76'të, me një gol fantastik. Goli i Duvan Zapatas në minutën e fundit ishte i pamjaftueshëm për vendësit, të cilët duhet të fokusohen në kampionatin italian.Tek Napoli, 90 minuta u aktivizua edhe mesfushori kosovar, Valon Behrami, ndërsa Blerim Xhemajli qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në bankinë. Tashmë skuadra e Benitezit nuk I mbetet gjë tjetër veçse të fokusohet në kampionat, aty ku ka një mision të vështirë për të siguruar vendin e dytë, ndërsa është edhe në finale të Kupës së Italisë të cilën do ta luaj ndaj Fioretinës.Totenhemi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim në transfertën ndaj Benfikës. Londinezët ishin favorit për të shkuar deri në fund të këtij kompeticioni, por humbja e ndeshjes një javë më parë e shëndrroi në një mission të pamundur kualifikimin. Vendasit e nisën mjaftë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 34-të me mbrojtësin Garai. Pjesa e dytë do të ishte më e mirë për Spërsat që gjejnë rrugën e rrjetës me Kadil që shënon dy gola Brenda dy minutash. Por Benfika nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një tjetër gol me Limën në minutën e 90-të.Lioni është mundur me rezultatin 2-1 ndaj Viktoria pëlzen,por kjo nuk e ka penguar për të kaluar në fazën tjetër. Miqtë e nisnën mjaftë mirë ndeshjen teksa e mbyllën në avantazh pjesën e por në të dytën u përmbysën gjithcka. Kjo humbje nuk ju prish shumë punë skuadrës franceze që ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-1.Valencia ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj skuadrës bullgarë te Ludgorets. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Alkaker. Spanjollët e kishin siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë pas fitores 3-0.