Flasin Montela dhe Pirlo

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, ka analizuar ndeshjen me Juventusin, ku skuadra e tij u eliminua nga Europa League. Barazimi i ndeshjes së parë të një të tetës së finales në ndeshjen e parë i dha shpresë ekipit Vjollc për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale, por Bardhezinjtë fituan në transfertë 1:0 falë golit fantastik të Andrea Pirlos në pjesën e dytë."Vendosi një rast, aftësia e një lojtari. Juventusi nuk ka qenë superior ndaj nesh në përballjen e dyfishtë dhe vendosi një episode. Që nga sot do të ndërrojmë faqen, sepse kemi ende të shkruajmë gjëra të rëndësishme këtë sezon. Duhet të jemi të bindur se mund ta mbyllim kampionatin pozitivisht. Është mëkat, pasi provuam, por nuk ia dolëm. I bëj komplimente skuadrës dhe publikut. Ndoshta, duke u bazuar në pjesën e parë, meritonim diçka më shumë", deklaroi Montella pas ndeshjes.Ndërkohë heroi i bardhezinjëve Andrea Pirlo është shfaqur i kënaqur me fitoren e skuadrës dhe për golin. Mesfushori italian e shënoi golin e fitores në pjesën e dytë, pas një gjuajtjeje të lirë fantastike, në ndeshjen e zhvilluar në Firenze."Ishte e rëndësishme të avanconim për në turin tjetër të këtij kompeticioni. E donim kualifikimin dhe mendoj se ishte i merituar, për atë që është pare në fushën e lojës. Ndeshjet zgjasin 180 minuta dhe e dinim se mund të luanim në këtë ndeshje. Duam të bëjmë mirë si në kampionat, ashtu edhe në kupë", deklaroi Pirlo për Mediaset.