Moyes: Duhet të tregojmë se nuk jemi ato që mendojnë

Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes është shprehur se asnjë klub nuk do të donte të luante pa Robin van Persie dhe shton se ylli holandez do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e tij. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar pësoi një dëmtim kundër Olympiakosit në mesjavë në Ligën e Kampionëve. Moyes thekson se ish futbollisti i Arsenalit do të ishte i rrezikshëm ndaj çdo ekipi të Evropës dhe ka paralajmëruar se mungesa e holandezit do të jetë një faktor negative."Nuk ka klub në Evropë, i cili nuk do te donte Van Persin në qendër të sulmit. Ai është një mungesë e madhe. Van persi ndryshoi lojën kundër Olympiakosit me golat që i shënoi", deklaroi fillimisht trajneri skocez.United do të luajë me rivalët e Cityt në Old Trafford sonte në mbrëmje dhe klubi do të mundohet të ngrihet disi në tabelë, pasi për momentin gjendet në vendin e shtatë."Ne do të mundohemi ta bëjmë një paraqitje të mirë në ndeshjen më të vështirë që kemi përpara. Ne duam t'i fitojmë të gjitha ndeshjet, përfshirë edhe këtë të sotmen. Është e rëndësishme për ne të shfaqim nivelin që patëm në ndeshjet e fundit. Nuk jemi aq larg sa mendojnë njerëzit. Nuk kam dyshim se do të përmirësohemi, por ne duam ta demonstrojmë se jemi ende duke luftuar", përfundoi ish trajneri i Evertonit.