Bundesliga, java e 26-të

Bayerni i Mynihut nuk  di të ndalet në Bundesligë. Skuadra e Pepp Guardiolës ka arritur të marr fitoren e radhës në kampionatin gjermanë duke mposhtur pastër 2-0 në transfertë skuadrën e Mainzit. Ky është rezultati i 51- radhazi pozitiv për bavarezët, por nuk arritën titullin kampion që këtë javë pasi Borussia Dormtund arriti të dilte me tre pikë nga transferta e Hannoverit. Vendasit e Mainzit zhvilluan një ndeshje për tu pasur zili teksa i rezistuan plotë deri në minutën e 82-të ekipit të Pep Guardiolës ,kur Bastian Schweinsteiger shënoi golin e parë, ndërsa 4 minuta më vonë Mario Gotze arriti thjeshtë të finalizoj një rast të thjeshtë për golin e dytë, pas një asisti nga ana e Franck Ribery. Sfida e radhës do të jetë me Hertën e Berlinit dhe në rast të një fitorje, Bayerni i Mynihut do të shpallet zyrtarisht kampion i Gjermanisë.Në takimin tjetër mes Hannoverit dhe Borussia Dortmund, djemtë e Jurgen Klopp pas kualifikimit në Champions 90 fituan me lehtësi. Verdhezinjtë kaluan në avantazh me Hummles, ndërsa Lewandowski e Reus plotësuan listën e golashënuesve në pjesën e dytë duke forcuar vendin e dytë të klasifikimit me 51 pikë, 1 më shumë se Schalke 04 që mori një fitore të lehtë 3-1 ndaj Braundsëig të vendit të fundit. Për "Blutë Mbretërorë" ishin Goretzka, Huntelaar e Szalai që shënuan.Një hap pas në garën për vendin e katërt që siguron edhe biletën e fundit për Champions League bëri Wolfsburg të cilët nuk shkuan me shumë se barazimi 1-1 ndaj Augsburg, që mbetet kështu në vendin e pestë të klasifikimit me 41 pikë. Në ndeshjen e mbijetesës mes Stuttgartit e Hamburgut janë bardhekuqtë ata që buzëqeshën duke fituar 1-0, çka u lejoi të ngjiten nga vendi i parafundit në të 15-in me 24 pikë, duke lënë pas krahëve pikërisht Hamburgun me një pikë më pak.Bayer Leverkusen ka harruar të fitojë në Bundesligë. Skuadra e Sami Hipia u mund 2-3 në shtëpinë e saj nga Hofenheim. Salihovic do të shënonte golin e parë për miqtë ndërsa Stefan Kisling do të barazonte shifrat përkohësisht. Hofenhemi nuk pajtohet e këtë rezultat dhe shënon golin e dytë me Volland, ndërsa Simon Rolfes barazon shifrat me fillimin e pjesës së dytë. Goli i fitores për miqtë u shënua 1 minutë nga fundi nga Modeste.Ja tabela e plotë e ndeshjeve të kësaj jave:Freiburg               3 - 1        Verder BremenHannover            0 - 3        Borussia DortmundMainz                    0 - 2        Bayern MunichSchalke 04           3 - 1        BraunschëeigShtutgard            1 - 0        HamburgVolfsburg            1 - 1        AugsburgB.Mynsheglabah 3 - 0     Herta BerlinNurenberg          2 - 5        Eintrakt FrankfurtB.Leverkusen    2 - 3        Hoffenheim