Barcelona fiton El Classicon, hap kampionatin
Barcelona ka dalë fituese në derbin më të bukur të parë në këto vitet e fundit, “El Clasico”, duke mposhtur Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 4-3. Miqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen, teksa arritën të bllokojnë rezultatin që në minutën e shtatë. Messi dhuroi një assist për te Andres Iniesta, i cili shënoi me të majtën duke e dërguar topin në cepin e portës së Diego Lopez.Në minutat në vijim, Benzema pati një rast të shkëlqyer për të barazuar, por nuk arriti ta dërgonte në rrjetë. Të njëjtën gjë bëri në anën tjetër edhe Leo Messi, i cili nuk u tregua i saktë përballë Diego Lopez.Ndërkohë, Di Maria nuk ndalej së krijuari raste. Ai dhuroi një top fantastic nga e majta për Karim Benzema i cili ishte i saktë duke shënuar me kokë në minutën e 20-të. Pas vetëm 4 minutash ky kombinim do të përsëritej sërish më francezin që shënon dopietën e dytë personale.Një tjetër shans të krijuar nga Di Maria për Benzeman, e ndali Pique në rolin e portierit. Blaugranët vazhduan me lojën e tyre duke i organizuar aksionet, ndërkohë rreziku i galaktikëve ishte nga kundërsulmet.Miqtë u treguan më efikas në minutat e mbetura. Pas një kombinimi me Neymar, Lionel Messi arriti ta barazojë shifrat në minutën e 40-të.Benzema pati një tjetër rast në mbyllje të pjesës së parë, por goditja e tij përfundoi jashtë porte. I njëjti futbollist në pjesën e dytë dha një top për Bale por Valdes ishte në lartësinë e duhur për ta ndalur.Në minutën e 54-të, Dani Alvesh ndal në limitet e zonës Ronaldon duke shkaktuar penallti. Cr7 nga pika e bardhë është i pagabueshëm. Një pasiguri në mbrojtjen e vendasve e shfrytëzoi Neymar duke rrëmbyer një penallti, ndërkohë që Sergio Ramos u përjashtua me të kuq pas tërheqjes së brazilianit në zonë. Lionel Messi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke barazuar shifrat.Në minutat në vijim, galaktikët nuk u dorëzuan me gjithë inferioritetin numerik në fushë, ndërsa nga ana tjetër një goditje e Dani Alves u përplas në shtyllë.Superioriteti numerik i miqve solli që Xabi Alonso të shkaktonte penallti duke ndërhyrë ndaj Iniestas. Lionel Messi kompletoi tripletën e tij në minutën e 85-të. Argjentinasi bëhet lojtari i parë në histori që shënon tre gola në “Santiago Bernabeu” gjatë një “el Clasico”.