Roma -Torino, ndeshja e 700 për Tottin
Sonte në mbrëmje kundër Torinos, Francesko Totti do të luaj ndeshjen e 700 me skuadrën e Romës, 553 ndeshje në kampionat dhe 146 në kupa. Kapiteni i verdhekuqve është 5 ndeshje larg legjendës Del Piero, 19 nga Baresi, 56 nga Bergomi. Më larg janë Zanetti që ka arritur me 853 dhe 902 nga Maldini.Një motiv më shumë të festuar me një fitore të bukur padyshim që është sfida e 700-të e Tottit. Në listën e skuadrës së Rudi Garsias spikat rikthimi i De Rossit. Trajneri i Romës para ndeshjes ka deklaruar: " Në Torino nuk do të ndalemi nga gabimet e gjytarëve.Kampionati është i Juventusit por është shumë e rëndësishme të fitojmë sonte për të vulosur fitoren e 10-të. Në mesin e fushës përkrah De Rossit pritet të luajnë Pjanic dhe Naingolani cili ka përfunduar 3 javë pezullim. Në mbrojtje janë gati për të debutuar Toloi ndërsa rikthehet Kastan. Në sulm mund të luaj treshja Totti, Zhervinjo dhe Desto.ROMA do të luaj me formacionin 4-3-3: Në portë do të jetë De Sanctis, në mbrojtje Maicon, Toloi, Castan, Romagnoli. Në mesfushë Pjanic, De Rossi, Nainggolan, ndërsa në sulm treshja Destro, Totti, Gervinho.Ndërkohë që përballë Destros së Romës do të jetë Imobile, të dy janë kandidat potencial për të marr një ftesë në botëror nga Prandeli.TORINO (do të luaj me formacionin 3-5-2: Në portë Padelli, në mbrojtje Moretti, Glik, Bovo, në mesfushë Darmian, El Kaddouri, Vives, Kurtic, Maksimovic. Në sulm do të jetë dyshja Immobile, Cerci.