Bale: Nuk e kemi frikë Barcelonën
Gareth Bale i ka motivuar shokët e skuadrës përpara El Clasicos së radhës, e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje. Ylli uellsian është shprehur se Real Madridi është po kalon një formë mjaftë të mirë dhe mund të mposht Barcelonën në Santiago Bernabeu, për tu afruar edhe më shumë titullit kampionë."Po luajmë mirë, kemi shumë besim dhe po marrim një sër fitoresh. Duhet të jemi gati për ndeshjen me Barcelonë. Është rivali ynë direkt dhe ka disa lojtarë mjaft të mirë, por ne jemi të fokusuar për të marr 3 pikë", deklaroi Bale për faqen zyrtare të klubit.Reali eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 9:2 Schalken në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa ish futbollisti i Tottenhamit e ka lavdëruar shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar tre gola."Cristiano është më i miri në botë, lojtari më spektakolar. Ai mund të bëjë gjithcka dhe mund të shënoj nga cdo pozicion", përfundoi Bale.Reali ka 70 pikë në tabelën e La Ligas, katër më shumë se Barcelona. Derbi i Spanjës do të zhvillohet të dielën në orën 21:00 dhe padyshim që e ka të garantuar spektaklin.