Jordi Alba: Ronaldo është një bishë e vërtetë

Jordi Alba e përshkroi Cristiano Ronaldon si "bishë" dhe u shpreh se Real Madrid duhet të ketë më shumë frikë nga Lionel Messi se sa Barcelona nga portugezi. Në paraqitjen e tij në një konferencë për shtyp para El Clasicos në "Santiago Bernabeu" të dielën, futbollisti spanjoll tha se është i vetëdijshëm se numri 7 i Realit është në gjendje t'i fitojë ndeshjet i vetëm.Por, mbrojtësi i majtë beson se shoku i skuadrës së tij, Messi, do të jetë futbollisti më i rrezikshëm në fushë të dielën mbrëma. I pyetur se kë do të veçonte, Alba u përgjigj: "Do të them Leo, dhe jo vetëm për faktin se luaj në të njëjtin ekip me të. Kështu kam menduar edhe kur isha në Valencia".Lidhur me CR7 ai u shpreh:"Cristiano Ronaldo është bishë. Ai është shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Kur ata nuk kanë një ditë të mirë, ai gjithmonë është aty. Por, ne kemi Leon dhe Reali duhet të ketë më tepër frikë prej tij", u shpreh Alba.Në fund një koment i Jordi Albës për brazilianin Neymar, dhe për kundërshtarin që ai do të dëshironte të ketë përballë Barcelona në çerekfinalet e Uefa Champions League."Neymar po zhvillon një kampionat të madh, edhe pse pësoi një dëmtim ai e ka marrë plotësisht veten dhe po ndihmon skuadrën me paraqitjet e tij në fushë. Sa i përket ekipit që do të doja në çerekfinalet e Champions League nuk kam asnjë preferencë".