Barcelona me ndryshime në El Clasico
El Clasico po afron dhe mediat spanjolle po bëjnë planet se cilat do të jenë 11-shet që do të hedhin të dyja skuadrat në fushën e lojës. Cesc Fabregas dhe Neymar pritet të jenë titullarë për Barcelonën kundër Real Madridit të dielën. E përditshmja sportive spanjolle "AS" shkruan se mesfushori dhe sulmuesi, që munguan në fitoren 7:0 ndaj Osasunës, do të rikthehen në formacionin bazë të Gerardo Martinos, që beson se prezenca e Fabregasit i jep Barcelonës më tepër kontroll në mesfushë.Ndërsa, Neymar do të hidhet në fushë për të shtuar kërcënimin në sulm, ku Pedro dhe Alexis Sanchez pritet ta nisin nga stoli. Barcelona është stërvitur me dyer të mbyllura të mërkurën por "AS" beson se Martino tashmë ka përcaktuar formacionin për El Clasico.Victor Valdes në portë, Gerard Pique do të jetë partner me Javier Mascheranon në qendër të mbrojtjes ndërsa Dani Alves dhe Jordi Alba do të përbëjnë krahët. Sergio Busquets, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta do të luajnë nga minuta e parë, së bashku me Fabregasin.Në sulm, dyshja Neymar dhe Lionel Messi. Pra, formacioni identik që e mposhti Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve. Një formacion me të cilin Tata Martino synon të hap shpresat për titullin kampionë në Spanjë.