Napoli - Porto, formacionet e mundshme

Pas humbjes një javë më parë në "Do Dragao" përballë Portos, Napoli do të kërkojë sot në mbrëmje përmbysjen e madhe për të vijuar ëndrrën e tij europiane.  Rafa Benitez beson te sulmuesi Gonzalo Higuain, që do të mbështetet nga pas me Hamsik, Insigne dhe Mertens. Mesfusha i është besuar dyshes së Zvicrës Behrami-Inler, ndërsa prapavija do të jetë ajo e një jave më parë.Benitez pritet të luaj me këtë 11-she:Në portë do të jetë Reina. Në mbrojtje Reveje, Fernandez, Albiol, Gulam. Në mesfushë para tyre pritet të luajnë Behrami dhe Inler. Ndërsa Kajehon, Hamshik dhe Insinje do të mbështesin sulmuesin e vetëm Higuain.Porto nga ana tjetër pritet të hedh në fushë 11-shen më të mirë duke mos pasur asnjë mungesë të rëndësishme.Në portë do të jetë Fabiano. Në mbrojtje Danilo, Maikon, Mangala dhe Rejes. Në mesfushë pritet të luajnë Fernando, Dofur dhe Eduardo. Treshja e sulmit do të përbëhet nga Kuaresma, Varela dhe Xhekson Martinez.Napoli nuk ka asnjë ndeshje të humbur në fushën e saj ndaj kundërshtarëve portugez, dhe ky rekord do tu shërbejë për të tejkaluar disavantazhin prej 1 goli në ndeshjet e dyta të 1/16-ve, ndërkohë që Rafa Benitez kërkon të qëndrojë ende në rrugën drejt fitimit të trofeut të dyte Europian rradhazi. Goli i minutes së 57-të i Jackson Martínez i dha avantazhin Portos, por Napoli ka ende shanse dhe me një Porto që ka humbur tre nga katër takimet e luajtura në fushën italiane, epërsia bëhet edhe më e madhe në ndeshjen e kthimit.Ndeshja po pritet me shumë interes në Napoli dhe pritet që sot në ora 21.00, "San Paolo" të jetë i tejmbushur.