Dortmund mundet, por kalon në çerekfinale

Borussia Dortmund ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të Champions League, edhe pse u mund nga Kampionia e Rusisë në ndeshjen e kthimit. Dortmund nuk ka arritur të marr një rezultat pozitiv në stadiumin "Westfalenstadion" ndaj skuadrës ruse Zenit Saint Petersburg, duke pësuar humbje me rezultatin 2:1.Goli i parë për Zenit erdhi nga sulmuesi brazilian Hulk në minutën e 16-të takimit. Por, skuadra gjermane arriti të barazojë rezultatin në minutën e 38-të me anë të mesfushorit gjerman Sebastian Kehl. Pjesa e parë përfundoi në barazim, ndërsa miqtë e kërkuan me ngulm golin e dytë. Rusët ishin më të qartë dhe do të kalonin në avantazh në minutën e 73 me Rondon. Me gjithë këmbënguljen e të dyja skuadrave, deri në fund nuk do të kishte më gola të tjerë dhe ndeshja do të mbyllej me rezultatin 1-2.Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 4-2 dhe rezultati i përgjithshëm tashmë shkon në 5 me 4.Skuadra gjermane ka kaluar në fazën tjetër duke ju bashkuar 7 skuadrave të tjera që kanë siguruar një biletë për në fazën çerekfinale. Verdheznjtë, kundërshtarin e tyre në çerekfinale do të mësojnë pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, që do të mbahet këtë të premte.