United kualifikohet për në çerekfinale të Championsit

Manchester United ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Champions League, ku heroi i ndeshjes ishte Robin Van Persie. Djajtë e kuq më në fund fituan në "Old Traford" ndaj skuadrës greke Olympiacos me rezultatin 3:0, ku mesfushori shqiptar Adnan Januzaj nuk mundi të luaj.Futbollisti holandez shënoi golin e parë në minutën e 25 të takimit nga pika e bardhë, ku ndaj tij u shkaktua një ndërhyrje e gabuar brenda zonës së rreptësisë.Kur pritej të përfundonte pjesa e parë, në kohën shtesë, Van Persie realizoi edhe golin e dytë në ndeshje, pasi morri një pasim të saktë nga sulmuesi anglez, Wayne Rooney.Tre golëshin e tij sulmuesi e kompletoi në minutën e 51 të takimit, kur nga goditja e dënimit e dërgoi topin në rrjetë, teksa portieri i skuadrës greke u detyrua thjesht ta ndiqte me sy.  Megjithëse të dyja ekipet e kërkuan golin edhe në minutat në vijim, nuk do të kishte më gola të tjerë dhe rezultatin përfundimtar do të mbetej 3-0.Kështu djajtë e kuq në fund arrijnë të gjejnë një rezultat pozitiv duke shpëtuar edhe postin e Moyesit. Pas këtij triumfi, Manchester United kundërshtarin e tij në çerekfinale do të mësoj pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës.