Fiorentina - Juventus, formacionet e mundshme
Pas mbrëmjeve magjike të Champions League sot i vjen radha Europa League dhe një nga sfidat interesante është derbi italian mes Fiorentinës dhe Juventusit. Vjollcët vijnë në takimin e kthimit të favorizuar nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë dhe Montella pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë heroin e Torinos, Mario Gomez, i mbështetur nga Cuadrado dhe Iliçiç.Montela pritet të luaj me formacionin 3-5-2:Në portë do të jetë Neto. Në mbrojtje Ronkalja, Savic dhe Tpmovic. Përpara tyre do të luajnë Pizarro dhe Borja Valero ndërsa treshja Paskual, Akuiliani dhe Kuadrado do të mbështesin dyshen sulmuese Gomez-Ilicic.Nga ana tjetër, Juventusi vjen me moralin e lart pas fitores në fundjavë në transfertën e Xhenoas me një gol të mrekullueshëm të Pirlos. Nga ana tjetër Conte rigjen dyshen Tevez-Llorente, por duhet të bëjë në mbrojtje me mungesat e Ogbonna dhe Barzagli.Konte pritet të luaj me formacionin 3-5-2. Në portë do të jetë Buffon. Në mbrojtje Kielini, Bonucci dhe Kaseres. Në mesfushë do të jenë Azamoah nga e majta, Lishtajner nga e djathta, Pirlo, Vidal dhe Pogba në mesfushë.Gjatë këtij viti këto dy skuadra kanë zhvilluar tre takime ku Fiorentina ka fituar ndeshjen në Firence, Juventus në Torino dhe një ka përfunduar në barazim.