Lacio gati të nënshkruaj me një tjetër shqiptar

Lazio është duke u bërë gjithnjë e me më tepër një vatër për shqiptarët. Pas Etrit Berishës, Tomas Strakoshës e Lorik Canës, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, klubi roman planifikon angazhimin e një tjetër shqiptari. Sipas të përditshmes italiane "Il Tempo", Lazio, ose më saktësisht Tare në bashkëpunim me trajnerin Edy Reja, është i interesuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, futbollist i Empolit në Serie B.Lazio edhe në të kaluarën ka shprehur interesim për blerjen e 20-vjeçarit, futbollist i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, por tani raportohet se ka më shumë mundësi që gjatë merkatos së verës, Hysaj të jetë nën urdhrat e Rejas, nëse trajneri vazhdon qëndrimin e tij në Olimpico pas nënshkrimit të kontratës afatshkurtër deri në përfundim të sezonit.Sido që të jetë, interesimi i Lazios për Hysajn është konkret dhe nëse gjithçka shkon në rregull, romanët do të bëhen me një tjetër futbollist shqiptar. Hysaj në ndeshjen e fundit nuk ka arritur të marr një ftesë nga De Biazi që duket se nuk e preferon më dhe një kalim te Lacio do ta ndihmonte shumë për tu rikthyer te kuqezinjtë për të dhënë kontributin e tij.