Real-Schalke, formacionet e mundshme
Pas fitores tenistike 1-6 në "Gelsenkirchen", ndeshja e kthimit për Real Madrid bëhet thjesht një formalitet. Djemtë e Carlo Ancelottit zbresin sot në fushën e "Santiago Bernabeut" për tu përballur me Schalke 04 por të gjithë mendjen e kanë te Klasikja e të dielës. Madrilenët kanë pothuajse të siguruar kualifikimin në çerek-finale, dhe pritet të luajnë në këtë ndeshje me lojtarë që nuk kanë pasur minutazh të lartë këtë sezon. Sa i përket mungesave, tek Real Madridi pritet të mungojë vetëm Karim Benzema për shkak të dëmtimit, ndërsa tek Schalke pritet të mungojë Jefferson Farfan, i cili është i lënduar.Anceloti pritet të bëjë një rotacion të vërtetë teksa në fushë nga minuta e parë nuk do të hidhen: Pepe, Marcelo, Di Maria, dhe Bale do ta nisin ndeshjen nga stoli për të qënë të freskët ndaj Barcelonës, ndërsa Ronaldo do të jetë në fushë në kërkim të rekordeve të tjera.Galaktikët pritet të luajnë me formacionin 4-3-3:Në portë do të jetë Kasijas. Në mbojtje Koentrao, Serxhio Ramos, Varane dhe Naço. Në mesfushë do të luajnë Isko, Illaramendi dhe Modric. Ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Ronaldo, Morata dhe Hese Rodriguez.Ndërkohë Shalke pritet të hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm në kërkim të një rezultati nderi pas humbjes turpëruese të ndeshjes së parë.Keller mund të luaj me formacionin 4-2-3-1:Në portë do të jetë Fahrman. Në mbrojtje Fuks, Papadhopulos, Matip dhe Hwvedes. Në mesfushë përpara tyre do të luajnë Nojshtajnder dhe Boateng ndërsa treshja Draksler, Majer dhe Obasi do të mbështesin sulmuesin e vetëm Huntelar.