Moyes: Mund të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë

David Moyes është shprehur se lojtarët e Manchester Unitedit e dinë se mund të luajnë më mirë, ndërsa ekipi po përgatitet për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Olympiakos. Kampionia e Anglisë duhet të rikthejë disavantazhin 0:2 sot  në mbrëmje nëse dëshiron të kalojë në çerekfinale, por pësoi një humbje shokuese 0:3 nga Liverpooli në shtëpi në fundjavë."Unë i shoh lojtarët çdo ditë. Me kualitetet që i zotërojnë, mendoj se mund të luajnë më mirë. Nuk mendoj se ndonjëri prej tyre dyshon për këtë gjë", deklaroi ish trajneri i Evertonit."Unë kam besim tek lojtarët. Jam dakort që nuk kemi shfaqur atë që dimë të bëjmë dhe që do të donim, kështu që do të mundohemi që kjo të ndodh sonte në mbrëmje", vijoi skocezi.Trajneri  i "Djajve të Kuq" ka paralajmëruar se ka plane të mëdha për ekipin dhe se planifikon të qëndrojë në periudhë afatgjate në "Old Trafford"."E ardhmja ime nuk ka ndryshuar. Kam një punë të rëndësishme. E di shumë mirë drejtimin që dua të shkoj. Nuk ka qenë një sezon të cilin e prisja, por i kam idetë se cfarë dua të bëj dhe ta vendos ekipin aty ku e meriton", vazhdoi Moyes."Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë ndaj Olympiakosit. Shpresojmë të shkojmë përpara. Nëse e bëjmë këtë, do të jetë një çlirim i madh për ne. E dimë se jemi në një pozicion të keq, pasi e nisim ndeshjen 0:2, por do të mundohemi të shfaqim lojën të mirë dhe ta përmbysim atë", përfundoi Moyes.