Moyes: Te United më e vështirë se e mendoja
Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, ka pranuar se puna në "Old Trafford" është më e vështirë sa e kishte pritur. Steven Gerrard shënoi dy herë dhe Luis Suarez një herë, duke e ndihmuar Liverpoolin të fitonte 3:0, ndërsa ish trajneri i Evertonit pas ndeshjes është shprehur se është duke u përballur me një punë të vështirë në klubin e ri."Mendoj se puna gjithmonë po bëhet më e vështirë. Edhe më e vështirë se e mendoja", tha Moyes para gazetarëve."Liverpooli luajti më mirë se ne, por në pjesën e parë nuk kishte ndonjë diferencë mes nesh. Kishte raste të diskutueshme, por nuk duam të flasim për këtë", deklaroi 50-vjeçari, kur u pyet rreth vendimeve të gjyqtarit Mark Clattenburg.Moyes ndër të tjera bëri të ditur se United do të luftojë deri në fund, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse e pranon se ekipi i tij do të ketë një detyrë të vështirë, pasi e humbi ndeshjen e parë nga Olympiakosi, 2:0. Djajtë e kuq me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e Ligës së Kampioneve pas ndodhet në kuotën e 48 pikëve, 12 më pak se Manchester Siti, i vendit të katërt.