Fitojnë skuadrat e mëdha në La Liga
Barcelona ka shkatërruar Osasunën, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 7:0, në sfidën e vlefshme për javën 28'të të La Ligas. Lionel Messi ka qenë protagonist i gjigantit katalanas, duke shënuar tre gola.Pleshti hapi serinë e golave të blaugranëve në minutën e 18-të. Golin e dytë e shënoi Aleksis Sancez që e kishte të lehtë ta shtynte topin në rrjetë. Skuadra e Tata Martinos nuk kënaqet me kaq në pjesën e parë teksa shënon edhe një tjetër gol me Andrea Iniestën. Fraksioni i dytë i ndeshjes do të jetë thuajse identik me të parën teksa Messi do të shënojë në minutën e 63-të golin e dytë personal. Goli i katërt u shënua nga Tejo ndërsa pleshti medonë të shënojë të tretin personal dy minuta nga fundi. Pedro Rodriguez do të mbyllë gjithçka në minutën e 90-të.Falë kësaj fitoreje, Barcelona e mbajti hapin me kryesuesin Real Madrid, me të cilin do të përballet të dielën e ardhshme në "Santiago Bernabeu", në El Clasicon e radhës. Ky duel do të përcaktojë gjithçka rreth titullit, në kampionatin spanjoll. Në rast të fitores së Realit, madrilenët do të ishin shumë afër titullit. Ndërsa, në rast se fitojnë Messi me shokë, do ta hapin garën për titull.Galaktikët mposhtën Malagan 1:0 në një ndeshje shumë të vështirë. Ekipi i trajnerit Carlo Ancelotti mori pikë të plota, falë një magjie nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënoi një gol të bukur në minutën e 23-të kur mori një top nga krahu i djathtë nga Gareth Bale dhe iu shmang dy futbollistëve kundërshtarë duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për të dërguar goditje në këndin e djathtë të portës për avantazhin e Realit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të galaktikëve, që nuk shënuan më në minutat në vijim, por arritën që të mbrojnë rezultatin dhe morën pikë të plota, shumë të rëndësishme në garë për titull.Atletico Madrid nuk ka lejuar asnjë befasi. Skuadra e trajnerit Diego Simeone fitoi ndaj Espanyolit me rezultatin minimal 1:0 dhe e ruajti disavantazhin prej tri pikësh ndaj rivalit të qytetit.Në një ndeshje mjaft delikate kundër skuadrës që i kishte mposhtur në duelin e fazës së parë gjatë këtij sezoni, Atetico fitoi falë një goli të vetëm të shënuar nga sulmuesi kryesor Diego Costa. Braziliani i natyralizuar në spanjoll kaloi Atleticon në avantazh me golin e realizuar në minutën e 55-të që ngriti skuadrën e tij në kuotën e 67-pikëve, tre më pak se Reali kryesues dhe 1 më tepër se Barcelona, e treta, që takohet të dielën me Osasunën.