Dortmund - Zenit, formacionet e mundshme

Një sfidë pa shumë histori pritet të jetë ndeshja e kthimit mes Dortmundit dhe Zenitit. Skuadra gjermane ka fituar ndeshjen e parë më rezultatin 4-2 dhe thuajse e ka hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale.Zeniti në këtë ndeshje do të vije më një trajner të ri, Andrea Villas Boas, i cili në këtë ndeshje do ja lërë vendin Sergey Semak dhe një nga avantazhet më të mëdha të miqve është fakti se gjatë muajve të fundit, skuadra e Klopp ka treguar shumë paqëndrueshmëri. Në ndeshjen e fundit në kampionat ato u thyhen edhe nga Mynshegladbah.Në 12 sfida e fundit të Champions League kur ka fituar takimin e parë, Borussia Dortmund ka arritur të kualifikohet 11 herë dhe kjo është një tregues domethënës për miqtë nga Rusia të cilët duhet të shpresojnë në një mrekulli për të kthyer rezultatin në favorin e tyre. Marco Reus do të jetë mungesa më e madhe për vendasit ndërsa në krahun tjetër nuk është i gatshëm as Andrey Arshavin.Verdhezinjtë pritet të luajnë me skemën 4-2-3-1Në portë do të jetë Vajdenfeller. Në mbrojtje Pizçek, Sokratis, Humels dhe Shmelcer. Përpara tyre pritet të luajnë Kehl dhe Shahin. Ndërsa treshja Aubamejang, Mikitarjan dhe Groskojc do të mbështesin sulmuesin e vetëm Levandovski.Në krahun tjetër Zeniti pritet të luaj me skemën 4-2-3-1Në portë do të jetë Lodigin. Në mbrojtje Anjukov, Hubokan,Lombarts, Krishito. Përpara tyre do të jetë dyshja Vitsel dhe Zirjanoc ndërsa treshja Hulk, Fejzullin dhe Shatov do të mbështesin Rondon të vetëm në sulm.